Loja me litar mbase nuk ka qenë e këndshme për të gjithë, por për dy çiftet që janë krijuar brenda në shtëpi, ka shërbyer për mirë.
Luizi me Kiarën dhe Kristi me Keisin u lidhën me litar pranë njëri-tjetri dhe qëndruan të bashkuar për orë të tëra.
Ngacmimet mes çiftit më të ri, Keisi-Kristi nuk munguan as këtë herë. Madje edhe në tavolinën e bukës, Kristi flirtonte me Keisin.
Ai e ledhatonte në fytyrë dhe i dhuronte puthje asaj, duke e vënë Keisin deri diku në siklet.