Një bombë e shpërthyer pranë një kishe në Kajro të Egjiptit ka shkaktuar vdekjen e 25 personave, ndërkohë që dhjetëra të tjerë raportohen të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në meshën që po mbahej në kishë.

Advertisement

Dëshmitarët rrëfyen tmerrin e  përjetuar të disa personave që kishin mbetur pa kokë nga shpërthimi.

“Ishin edhe fëmijë mes tyre. Ishte e tmerrshme”,- tregoi një dëshmitar për Reuters.

Ndërkohë që në Nigeri ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë, ku për shkak të shembjes së një kishe kanë vdekur 60 persona. Ngjarja ndodhi kur në kishë po zhvillohej mesha nga prifti.