Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
North West, vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka ngjarë nga mamaja e saj sa i përket aftësisë për të bërë selfie.
“Ajo përdor një kompjuter të vogël për të parë filma dhe për të dëgjuar muzikë. Një ditë vura re që në njërën prej dosjeve ishin ruajtur shumë selfie të sajat, që North nuk e kupton që po i bën dhe prandaj janë kaq të lezetshme”, ka treguar Kim.
Ylli i reality show “Keeping up With the Kardashians” ka thënë se edhe së bashku bëjnë shumë foto.
Kim ka vijuar më tej duke thënë se shumë prej fansave i kërkojnë selfie.
“Më pëlqen shumë kur fansat pasi bëjnë selfie me mua më kërkojnë që ti postoj në profilin tim në Instagram. Këtu duket fuqia e vërtetë që ka një selfie. Vërtetë mund të duket qesharake, por për to është shumë e rëndësishme.”
Ndër të tjera, 34 vjecarja Kardashian ka shprehur dëshirën që me vogëlushen North West të ketë të njëjtën marrëdhënie që vetë ajo ka patur me mamanë e saj Kris Jenner.