Edhe Madonna mund të përjashtohet!

Madonna rrezikon të përjashtohet nga Instagram. Mbretëresha e pop-it ka hyrë në rrjetin shoqëror fotografik pak javë më parë, por kjo eksperiencë virtuale mund të marrë fund shumë shpejt nëse nuk respekton paralajmërimin që i është bërë nga stafi i Instagram. Në mënyrë proteste këngëtarja ka ndarë me fansat e saj letrën paralajmëruese që i ishte dërguar nga rrjeti social, ku e ftojnë të lexojë dhe respektojë rregullat e Instagram. Artistes i është kërkuar që të evitojë publikimin e fotove që nuk janë të sajat, që tregojnë lakuriqësi apo kanë përmbajtje për të rritur, apo ato që kanë përmbajtje ilegale apo ofendojnë një individ apo grup. Në të kundërt llogaria e saj do të mbyllet pa asnjë lajmërim paraprak.

Advertisement