Ed Sheeran surprizon fansat me një koncert në New York!

Pasi fitoi gjyqin për të drejtat e autorit për hitin e tij, ‘ Tinking Out Loud ‘, Ed Sheeran donte ta festonte këtë ngjarje me fansat e tij.

Më konkretisht, këngëtari fitues i Grammy-t realizoi një koncert të improvizuar për fansat në rrugët e Nju Jorkut. Këngëtari mund të shihet duke performuar hitet e tij dhe duke luajtur kitarë në majë të një makine.

Advertisement

Ashtu siç pritej, shumë fansa u mblodhën në rrugët e Nju Jorkut për të shijuar performancën e tij. Artisti britanik u akuzua për kopjimin e këngës “Let’s Get It On” nga Marvin Gaye, por vendimi i gjykatës së Nju Jorkut i dha të drejtë këngëtarit.

Kjo nuk ishte hera e parë që Ed Sheeran akuzohet për shkelje të të drejtave të autorit pasi vitin e kaluar ai fitoi një tjetër gjyq për këngën “Shape of You”.