Ed Sheeran “mund” veten

Këngëtari i famshëm, Ed Sheeran e tejkaloi veten duke u kryesuar në toplistën zyrtare të këngëve më të mira në Britani të Madhe me hitin e tij të ri “Shivers”.

Kjo është kënga e 11-të e kantautorit të famshëm që shënon një sukses të tillë si dhe kënga e tretë e albumit të ardhshëm të yllit britanik të muzikës. Me këtë arritje të “Shivers” në toplistën e këngëve më të mira, projekti i kaluar i këngëtarit, “Bad Habits”, u pozicionua në vendin e tretë, pas hitit të fundit të reperit kanadez Drake, “Girls Want Girls”, i cili renditet i dyti në listë.Kjo nuk është hera e parë që Ed Sheeran që dy këngë të tij qëndrojnë në vendet e para të top listës. Në Janar të 2018, kur kënga e Eminemit “River” pjesë e së cilës ishte edhe ai, e rrëzoi nga pozita e parë solo projektin e tij “Perfect”.

Advertisement