E zë gjumi në transmetim ‘live’ dhe video u bë virale!

I ftuar në një program Australian  këngëtari ikonë i baladave, Michael Bolton u bë kryefjalë e mediave botërore jo për atë çfarë ai tha në program, më shume se një ‘incident’ që i ndodhi gjatë transmetimit ‘live’.

Kur dy moderatorët Larry Emdur dhe Kylie Gillies po tentonin të realizonin një lidhje të drejtpëdrejtë me Michael që ndodhej në Florida,  për habinë e të gjithëve Bolton dukej sikur e kishte zënë gjumi.

Advertisement

https://youtu.be/256HlBleSj4

Ndonëse moderatorët vijonin të thërrisnin emrin e tij, këngëtari dukej sikur nuk po përmendej. Kaq mjaftoi që video të bëhej virale, duke e detyruar yllin e “Said I Loved You, But I Lied” të japë një shpjegim duke mohuar thashethemet se atë e zuri gjumi ‘live’ gjatë transmetimit.

BORDO.AL