Joleza Koka, ish-kryetarja e FRESSH-it, mbahet mend përveç punës së saj të fortë në forumin rinor socialist, por gjithashtu dhe për situata të ndryshme si ajo e gjyqit me programin investigativ STOP që ka ndodhur ditët e fundit.

Image result for joleza koka

Advertisement

Por diçka që nuk kemi dëgjuar nga Joleza është se çfarë ndodh në jetën e saj private.

Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se Joleza këtë verë i ka dhënë fund beqarisë me partnerin e saj të shumë kohëve, ish aktivistin e “Mjaft” dhe më herët këshilltar në Ministrin e Mirëqenies Sociale, Laert Kola. Për më tepër lajmet e qarkulluara thonë se Joleza është martuar në fshehtësi maksimale dhe ceremonia është zhvilluar në Las Vegas.

Pas këtij lajmin, redaksia e radionrg.al ka kontaktuar me Jolezën, dhe ajo ka mohuar gjithçka. Ajo ka shprehur se kohët e fundit jo vetëm nuk ka kryer celebrim martesor por as nuk ka udhëtuar drejt Las Vegas-it.

Meqë këtë histori e sqaruam, i urojmë Jolezës suksese në inciativat e saj të ardhshme dhe në lidhjen e saj dashurore shumë vjeçare. I bëjmë thirrje që kur dita e saj e madhe të vijë mos të ngurroj të na përfshijë dhe ne.