Studime të reja kanë treguar moshën ekzakte në të cilën një aktore Hollivudiane fillon të fitojnë më pak, duke sugjeruar edhe se ekziston ende një ndarje gjinore në këtë industri. Përveç rasteve kur aktoret janë në të njëjtin nivel me Meryl Streep, femrat mbi moshën 34 vjeç hasin pagesa më të ulta në botën e aktrimit. The Journal Of Management Inquiry ka studiuar fitimet e top 265 aktorëve/eve në filmat hollivudianë që prej vitit 1968 deri më 2008 dhe ka dalë në përfundimin se ka diçka të vërtetë në mitin se aktoret paguhen më pak kur plaken. Sipas këtyre rezultateve rroga mesatare për një aktore femër rritet gjatë të njëzetave të saj, për të rënë ndjeshëm kur mbush 34 vjeç. Ndryshe ndodh me meshkujt, të cilët marrin pagesat e tyre më të larta rreth moshës 51 vjeçare dhe nuk shfaqin kurrfarë rënieje në pagesa me kalimin e viteve. “Fytyra mashkullore mendohet se duhet të tregojë maturitet, karakter dhe eksperiencë, ndërkohë që fytyra e një femre vleresohet për të dukurit e re”,- pretendohet në këtë studim.
Duke jetuar në kohët kur Angelina Jolie, Julia Roberts apo Cate Blanchet mbizotërojnë ekranet tona vështirë të besohet se yjet e Hollywood-it paguhen më pak për shkak të moshës, mgjth duke konsideruar studimin dhe harkun kohor që është analizuar duhet të jetë e vërtetë. Shifrat janë shifra!