Portalet në Kosovë prej ditës së djeshme janë mobilizuar të servirin një lajm, me sa duket të pavërtetë.
Express shkroi se Jonida Maliqi i ka dhënë fund martesës me Gent Prizrenin.
Në fakt, këngëtarja e cila që prej fillimeve të karrierës jetën private e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut, shpesh është sulmuar për marrëdhënien e saj me bashkëshortin.
Nisur nga hapësira e ngushtë që Jonida i ofron qoftë edhe mediave për jetën familjare, u gjet sërish një ‘boshllëk’ për spekulime.
Lajmet për divorc duket se kanë mbërritur deri në veshin e këngëtares e cila e kontaktuar nga Prive, e mohoi një trillim të tillë duke nënvizuar faktin se raportime të tilla e bëjnë për të qeshur në lidhje me nivelin e mediave që shkruajnë spekulime kafenesh.