Home Celeb “E shëmtuara Beti” tregon historinë tronditëse të ngacmimit seksual kur ishte fëmijë

“E shëmtuara Beti” tregon historinë tronditëse të ngacmimit seksual kur ishte fëmijë

0
“E shëmtuara Beti” tregon historinë tronditëse të ngacmimit seksual kur ishte fëmijë

Duket se të gjithë kanë marrë zemër të tregojnë historitë tronditëse të jetës, pas skandalit të ngacmimit seskual që tronditi hollivudin.

E fundit që ka folur për këtë temë, duke treguar historinë e saj të abuzimit seskual ka qenë aktorja e njohur e serialit “E shemtuara Beti”. Gati-gati e kishim harruar serialin që dikur na mori zemrat, por historia e “Betit”, emri i vërtetë i së cilës është America Ferrera, na e riktheu dhe njëherë në kujtesë.

Aktorja ka bërë një status në Facebook ku ka treguar se ishte vetëm 9 vjeç kur u abuzua seksualisht. Ajo tregon se në atë kohë nuk ja kishte treguar askujt këtë gjë dhe kalonte me frikë e me gjak të ngrirë sa herë kalonte para tij. “E shëmtuara Beti” shkruan se e kujton ende të qeshurën e tij përpara fytyrës së saj. Në fund ajo i bën thirrje të gjitha vajzave të thyejn heshtjen në mënyrë që gjenerata e re e vajzave mos jetojë mes këtyre abuzimeve.