Në emisionin më energjik të mëngjesit, Chaud Patate, në radion ENERGY me Flori Gjini, Suada Daci, Rudi Deda, ishte i ftuar aktori dhe tashmë drejtori i përgjithshëm i QKKF & TKK, Erion Isai.

Ndërkohë që mëngjesin e nisi me vapë (sot është dita më e nxehtë deri tani), Erioni hyri direkt në temë për ta na treguar mbi planet, ndryshimet dhe detyrën e re si drejtor i Qëndrës Kulturore të Fëmijëve dhe Teatrit Kombëtar të Kukullave.

Advertisement

Siç është bërë e ditur më parë, aktori u përzgjodh drejtor fill pas dorëheqjes së Monika Lubonjës nga posti. E lidhur me ish-drejtoreshën, gazetarët e Chaud Patate e pyetën nëse e ka takuar dhe si janë raportet mes tyre.

“Po, po, jam takuar, kam marrë ato këshillat e saj për institucionin dhe gjithë impaktin e saj. Unë shkova në një detyre që ishte bosh, pasi Monika kishte dhënë dorëheqjen dhe kam një respekt dhe një mirënjohje pasi ajo bëri atë që nuk e bëri askush.” -u shpreh aktori.

Lidhur me shfaqjet për fëmijët, sipas drejtorit, çdo gjë do të nisë nga Shtatori.

Ndiqni intervistën e plotë në YouTube.