Xhensila dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më simpatik në showbiz-in shqiptar dhe padiskutim shumë të dashur për publikun.

Pas 8 vitesh romancë, ata vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë dhe nuk realizuan një, por plot 3 ceremoni madhështore. Ata nuk rreshtin së shprehuri dashurinë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por së fundmi një pyetje e “Zogut të Tiranës” e ka vënë në siklet aktorin e njohur.

Advertisement

Ai e ka pyetur si do të ishte reagimi i tij nëse Xhensila do ta tradhtonte, dhe Besi u përgjigj kështu: E para nuk e konceptoj fare që diçka e tillë të ndodhë. Por nëse ndodh do të veproj siç bëjmë ne nga Fushë Kruja, do ta merrja në makinë dhe…
Po bëj shaka pasi realisht nëse do të ndodhte secili në jetën e vet në planet e veta, megjithatë e theksoj se nuk e konceptoj diçka të tillë.