Dyqanet në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara janë vënë në garë me njëri-tjetrin se kush ul më shumë çmimet me rastin e “Të premtes së zezë”.

Ky parashikohet që të jetë viti me uljet më të mëdha të ndodhura ndonjëherë, por edhe viti i shpenzimeve më të mëdha. Vetëm në Britani, parashikimet janë që në katër ditë të shpenzohen rreth 8 miliardë paundë, një shifër më e lartë se ajo e vitit të kaluar. Uljet janë të mëdha, sidomos në sektorët e rrobave dhe materialeve elektrike, ku variojnë nga 30 deri në 70 për qind.

Advertisement

Analistët e interpretojnë këtë si frikë të dyqaneve nga konkurenca e platformave online, veçanërisht Amazon.