Pas prezantimit të natës së parë të edicionit të ri të “Dancing With The Stars”, Almeda Abazit i është dashur të niset me urgjencë drejt Turqisë, pasi bashkëshorti i saj ishte shtruar në spital.
Tolgahan Saygir ka pësuar një reaksion të rëndë alergjik pak para nisjes të udhëtimit në Afrikë, e shkak për këtë është bërë një nga vaksina e detyrueshme që bëhen para nisjes.
Sipas mediave turke, pas vaksinës Tolgahan është shoqëruar menjëherë për në spital me ethe dhe temperaturë të lartë.
Aktori është mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë natës dhe fatmirësisht e ka kaluar në kohë këtë alergji, e cila dhe mund te kishte rezultuar fatale.
Pas këtij incidenti mësohet se mjeku i ka kërkuar aktorit simpatik që të anulojë çdo udhëtim, mes tyre dhe udhëtimin drejt Shqipërisë, duke humbur kështu dhe mundësine për të qenë pranë bashkëshortes së tij.
Kjo ka bërë që Almeda të marre menjëherë avionin dhe të shkoje pranë të dashurit të saj.