E pabesueshme por e vërtetë: Valdrin Sahiti dizajnon fustan për Cardi B-në

Po, po, mirë e keni lexuar titullin.

I famshmi shqiptar, njëri ndër dizajnerët më të njohur, Valdrin Sahiti, ka realizuar një fustan për reperen më të famshme në botë, Cardi B-në.

Advertisement

Nëse nuk keni harruar, gjithçka nisi nga një follow nga ana e reperes e më pas edhe stilistit, dhe ja ku përfunduan – në bashkëpunëtorë.

Sahiti ka realizuar një fustan të zi për reperen i krijuar deri në detaje të cilin ajo e ka veshur në një spot publiciat kur marrin pjesë edhe fytyra të tjera të njohura, si Rita Ora, Adriana Lima dhe Ozuna.

Fustanin jashtëzakonisht të veçantë mund ta shihni në fotografinë e mëposhtme. Me këtë krijim për njërën ndër personalitetet më të famshme në botë, Sahiti e dëshmoi edhe një herë se është padyshim dizajneri më i suksesshëm shqiptar.

/Prive/