Jeni apo jo fansa të muzikës rock, grupin ose këngët e “Metallica”-s i njihni gjithë.

I dëgjojmë, dhe i kërcejmë këngët e tyre, por kurrë nuk na kishte shkuar në mendje që pjestarët e grupit t’i shihnim me flamurin shqiptar, deri në momentin që pamë këtë foto.

Gjëja e parë që na shkon ndërmend kur shohim foton është “montazh”. Por, jo nuk është montazh! Fotoja është kërkuar dhe realizuar nga një djalë shqiptar që jeton prej vitesh në Londër, i cili është i njohur në rrjetet sociale si një prej fansave të zjarrtë shqiptar të Metallica-s. Kjo foto është realizuar pas një prej koncerteve të turit që grupi i famshëm i rock-ut po mban në Britani.

Djali i quajtur Ervin Gjonaj, që në profilin e tij në rrjetet sociale mban mbiemrin e liderit dhe vokalistit të grupit Metallica, ka shfrytëzuar këtë moment për të shpalosur flamurin. Ndërkohë që si dhuratë për Metallica, më saktë një dhuratë për ditëlindjen e Robert Trujillo, basistit të grupit, ishte një fanellë e kombëtares shqiptare të futbollit.
Ndërkohë në koncertin e mbrëmshëm në Londër Metallica kanë përshëndetur të gjithë fansat shqiptarë që ishin në koncert, madje në fund Lats Ulrich, bateristi ka përshëndetur me flamurin shqiptar.