E pabesueshme! Hajduti gjendet në gjumë në shtëpinë e Taylor Swift

Në orët e para të së premtes, një hajdut është futur në shtëpinë e njërës prej këngëtareve tepër të njohura botërore.

Hajduti ka thyer njërën prej dritareve të apartamentit të Taylor Swift në New York dhe më pas vshtë futur në shtëpo. Por, diçka e papritur ka ndodhur…

Advertisement

Ndryshe nga zakonisht ku policia vjen me vonesë dhe hajduti arratiset, në këtë rast hajduti u gjet duke fjetur në shtëpinë e këngëtares. Policia arrestoi 22-vjeçarin, Roger Alvarado të premten mbrëma. Për fat të mirë Taylor Swift nuk ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes.

TMZ bën të ditur se kjo është hera e dytë që autoritetet kapin hajdut në shtëpinë e Swift.