Kjo ngjarje ka bërë që të gjithë mediat e huaja të shkruajnë për të, ndërsa fansat nuk e besojnë dot.
Aktori i njohur amerikan, Harry Goodwin-Sim është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e një gruaje të moshuar. Sipas akuzës, ai ka shtyrë të moshuarën, Ourania Lambrou në një rrugë, në Kentish Town, më 31 mars, duke i shkaktuar asaj vdekjen.
Mësohet se viktima ishte dërguar në spital, por vdiq pasi mjekët zbuluan një gjakderdhje në tru dhe gjendja e saj u përkeqësua. Aktori Goodwin-Sims u paraqit në bankën e të akuzuarve, ku as nuk mohoi as nuk konfirmoi krimin.
Ai foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, datën e lindjes, adresën dhe kombësinë e tij britanike.