E lindur për të n’a çuditur

Saturday, December 13, 2025

Videoja është një homazh për të gjithë personat gay dhe për misterin e lindjes. Pritshmëritë nuk janë zhgënjyer aspak. Videoja zgjat rreth 7 minuta dhe nis me një rrëfim të artistes mbi lindjen e një rrace perfekte të kërcënuar nga e keqja. Vetë Gaga e konsideron videon e BORN THIS WAY si manifestim të Mamasë Monster, që është edhe emri që i kanë vënë fansat e që asaj i pëlqen shumë. Më pas në video mbretëresha e popit tregon historinë mitologjike të një rrace shumë të veçantë që nuk ndiente asnjë lloj ndjenje urrejtjeje, por që shumë shpejt u kundërshtua nga djalli. Detyra e Mamasë Monster është që t’a ruajë rracën e saj.

Mes atmosferash të errëta e ritmet ogurzeza këngëtarja derdh një lot me në sfond flakët e ferrit. Pastaj shfaqet një njëbrirësh dhe dritë… Për më tepër duhet t’a shihni videon në kanalin e VEVO në You Tube.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -