E kritikuan se ftoi Ijen e Besit në emision, reagon ashpër Rudina Magjistari

Rudina Magjistari ka reaguar ashpër pas kritikave që mori, pasi dy ditë më parë ftoi në emisionin gjyshen e Bes Kallakut, e njohur si Ija e Besit.

Ija, e cila është kthyer tashmë në një personazh publik tregoi histori mjaft interesante, por disave nuk është dukur kështu. Një prej tyre ka qenë edhe një gazetare, e cila i kushtoi një shkrim me nota negative ftesës së ijes në emision. Diçka e tillë e ka irrituar së tepërmi Rudinën e cila ka reaguar mjaft ashpër me anë të një statusi si përgjigje ndaj gazetares në fjalë dhe të gjithë atyre që mendojnë si ajo.

Advertisement

“Meqe dje, disa prej komentuesve “te shqetesuar” e ndonje gazetareje lart e poshte, qe sugjeron ligjerata akademike çdo dite pasditeve ne tv, se çfare modeli dha Ija e Besit ne program, po jua sqaroj qe perveçse argetoi, na kujtoi modelin e njeriut qe per te siguruar jetesen ben edhe pune krahu e fushe, qe ka rritur plot femije e niper te mbare e qe pavaresisht jetes se veshtire, buzeqeshja dhe humori ia gezon shpirtin edhe sot e kesaj dite, qe ka vajtur afer te tetedhjetave. Do uroja shume qe kete model ta ndiqnin edhe shume prej atyre qe rrine e shkojne kohen ne fb duke komentuar lart e poshte, ne vend qe te merren me nje pune e te mbushin jetet e tyre. Gezuar 1 Majin! ?”,- shkruan Rudina në rrjetet sociale.