Luana Vjollca këtë sezon ka filluar të jetë në qendër të vëmendjes pasi të shtunën në mbrëmje është ajo është në të njëjtën fashë orari me moderatorin Ermal Mamqin. Si çdo të shtune ajo në emisionin e saj fton personazhe të cilët i ndan në dy skuadra dhe në fund shpallet skuadra fituese.
Por kënaqësinë personazhet kanë filluar ta ndajnë menjëherë duke publikuar foto përpara trasmetimit dhe një ndër ta është Olsi i “Big Brother” i cili mirë që zbuloi se ishte i ftuar tek emisioni i moderatores por ka shuar kureshtjen se kush do të jetë fituesi i mbrëmjes, ku në këtë rast është skuadra e tij që përbëhet nga Olsi, Eneda Tarifa dhe Dorian Ramaliu. Ndërsa skuadra përballë tyre është Turjan Hyska, Nora Malaj dhe Devis Muka.
Luana nuk i ka para akoma fotot e postuar nga ish-banori i BBA pasi akoma nuk ka reaguar, por me siguri do jetë mërzitur shumë që nuk e mbajti këtë sekret deri mbrëmjen e të shtunës./radionrg.al/