Nëse qëndrojmë vetëm një orë me një këngëtar, ai gjatë gjithë kohës ankohet se nuk po i paguhet mundi.
Por kjo nuk del të jetë kështu, pasi që, siç merr vesh Express Rozë, ata përfitojnë vetëm për një natë më shumë se një rrogë e një kryetari të shtetit. Kjo është më se evidente dhe këtë e di më së miri ai që organizon një dasmë.
Më të kërkuar në mesin e këngëtarëve janë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia. Pra, çmimi i tyre sillet prej 2 000 deri në 6 000 euro.
Një dasmë shqiptare, përveç gëzimit familjar, paraqet kulmin e fitimit për këngëtarët e estradës shqiptare, pastaj për pronarët e restoranteve, por edhe për ata që kanë një sallon për rregullim flokësh.
Në majën e hierarkisë ngjiten disa nga yjet e estradës, si: këngëtarët Meda, Labinot Tahiri (tashmë politikan), Shkurte Gashi, Afrim Muqiqi, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Remzije Osmani, Alban Mehmeti.
Ata për një mbrëmje dasme, me rreth 300 mysafirë, fitojnë diku 3 500 euro për mbrëmje. Llogaritur në muaj kjo shumë arrin diku 90 000 euro fitim.
Çmimi i yjeve:
Meda – 6.000 euro
Labinot Tahiri – 5.000 euro
Sinan Vllasaliu – 5.000 euro
Shkurte Gashi – 4.500 euro
Afrim Muqiqi – 4.000 euro
Remzie dhe Nexhat Osmani – 4.000 euro
Shyhrete Behluli – 4.000 euro
Shkurte Fejza me vajzë – 2.000 euro.
Përveç kësaj, ata marrin edhe bakshishe të shumta.