Tani më u bënë disa vite që këngëtarja Anxhela Peristeri i është rikthyer muzikës shqiptare, duke u bërë mjaft e dashur për publikun.

Anxhela ishte e ftuar në “Thumb”, nga ku dha detaje lidhur me karrierën e saj dhe planet për mos tu larguar më në Greqi sepse e sheh këtu të ardhmen. Por ajo e ka mbyllur rrëfimin me një histori të frikshme me kërkëse të Fatmës e cila ja kërkoi këtë meqë jemi edhe në atmosferë para-Halloëeen.

Advertisement

Anxhela fillimisht ka treguar se i beson shumë historitë me shpirtra dhe mendon se këto gjëra janë të vërteta. Nisur nga kjo ajo ka treguar se kur jetonte në një shtëpi bashkë me disa këngëtare të tjera në Patra të Greqisë e ka vërtetuar prezencën e shpirtit pas vdekjes. Këngëtarja tregoi se në atë shtëpi dritaret kërcisnin, televizori ndizej e fikej vetë dhe njerëzit largoheshin nga ajo shtëpi kur e merrnin me qera. Më vonë ajo kishte mësuar se në atë shtëpi ishte ekzekutuar gruaja e pronarit të pallatit, çka shpjegonte dhe prezencën e frikshme të shpritrave që Anxhela e kishte ndjerë.