Pas dëshirës për të provokuar me skenat hot fshihet një vajzë me zemër tepër të brishtë. Miley Cyrus më në fund ka hequr maskën dhe pranon për australianen “Sunday Night” se e dashuron ende Liam Hemsworth. “Marrëdhënia jonë është e kufizuar në miqësi. Unë e dua atë, ai më do ende mua”,- ka thënë këngëtarja. Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund lidhjes së tyre para një viti dhe që ateherë asnjëri prej tyre nuk ka pasur një lidhje serioze.