Dihen prej kohësh benefitet e kërcimit sa i takon shëndetit fizik dhe gjendjes emocionale.
Një sërë studimesh të mëparshme kanë nënvizuar se kërcimi është një formë e ushtrimeve kardiovaskulare, që ndihmon për një zemër të shëndetshme, ul rrezikun nga hipertensioni dhe jo vetëm. Studiuesit kanë mbërritur së fundmi edhe në konkluzionin se kërcimi i vazhdueshëm i ndihmon njerëzit që të forcojnë kujtesën.
Këto ushtrime, parandalojnë humbjen e kujtesës me kalimin e moshës. Ekspertët shprehen se kërcimi ndihmon po ashtu në luftimin e alzhaimerit. Në një eskperiment të kryer në Amerikë, pjesëmarrësit me alzhaimer ishin në gjendje të risillnin ndërmend më mirë kujtimet ndërsa vallëzonin me muzikën që njihnin.
Pastaj, në fund të fundit, kush e nis ditën me kërcim ka padyshim edhe benefite emocionale- nuk bie vetëm në peshë. Asgjë nuk e bën ditën tuaj më të bukur sesa dëgjimi i muzikës suaj të preferuar dhe kërcimi nën ritmet e saj.
Sa herë që të ndjeheni të mërzitur, thonë ekspertët, zgjidhja e duhur është kërcimi. Kështu rritet vetëbesimi dhe ndjejesh më pak i stresuar.