Home Latest «E di fatin tim, Charls do të më heqë qafe» 20 vite pas vdekjes, zbulohet letra ku Diana akuzonte bashkëshortin

«E di fatin tim, Charls do të më heqë qafe» 20 vite pas vdekjes, zbulohet letra ku Diana akuzonte bashkëshortin

0
«E di fatin tim, Charls do të më heqë qafe» 20 vite pas vdekjes, zbulohet letra ku Diana akuzonte bashkëshortin

Një letër e shkruar në vitin 1966 është mbajtur e fshehtë deri në vitin 2003. Ka qenë një letër e shkruar nga Princeshë Diana e cila pretendonte se Princi Charles kishte planifikuar një aksident, nga i cili do të mbetej thuajse e pajetë. Sipas saj kjo situatë do t’i lejonte atij të martohej me Camilën.
Ky shënim i ishte dhënë dorazi ish-shërbëtorit të Princeshë Dianës, Paul Burrell, vetëm 10 muaj para se ajo të vdiste në një aksident automobilistik në Paris.
Z. Burrell e mbajti të fshehtë shënimin deri në vitin 2003, kur e zbuloi ekzistencën e këtij të fundit në librin e tij “A Royal Duty”.
Shkruar dy muaj pas divorcit të saj në vitit 1996 nga Princi Charles, Diana pohonte në atë shënim, se ajo ishte e sigurtë për fatin e saj.
Gushtin e ardhshëm të vitit ’97 Diana do të ndërronte jetë në makinën ku ndodhej së bashku me Dodi Al Fayed! Makina u rrëzua në nënkalimin Pont de Alma të Parisit dhe aksidenti do të rezultonte fatal për të dy. Dy vite më pas, shtypi do të deklaronte se ishte pakujdesia e shoferit, konsumi i tepërt i alkoolit dhe drogërave ai që kishte çuar në këtë fatkeqësi.
Emri i Princit Charles u fsheh fillimisht nga libri i Z. Burrell, por akuza e plotë u zbulua gjatë hetimit të vitit 2007 për vdekjen e Dianës në Gjykatën e Lartë të Londrës.
Ky hetim, i cili përfundoi në prill 2008, vendosi që neglizhenca e shoferit shkaktoi vdekjen e menjëhershme të princeshës Diana dhe Al Fayed. Burimi: The INDEPENDENT