Nuk i ndahen telashet Rafael Marquezit, ish-futbollistit të Barcelonës, i cili verën e kaluar luajti Botërorin e tij të pestë dhe të fundit me Meksikën. I hetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafik droge në Meksikë, së fundmi është denoncuar edhe nga ish-bashkëshortja e tij, Adriana Lavat, e cila e akuzon se nuk ka respektuar marrëveshjen e arritur dy vite më parë mbi detyrimet financiare. Pas divorcit u vendos që djali Santiago të jetonte me Rafan, ndërsa vajza Rafaela me të ëmën. Me këtë akuzë 39-vjeçari rrezikon madje edhe burgun. Aktorja Lavat këmbëngul se ish-bashkëshorti i saj, edhe pse është një milioner dhe jeton mes luksit me familjen e tij të dytë, nuk ka respektuar marrëveshjen e arritur. /Shqip/