E dashura e Diego Maradonës është kritikuar për peliçen me lëkurë tigri që kishte veshur në shortin e ndeshjeve të Botërorit 2018 që u hodh në Moskë.

Rocio Olivia ra në sy teksa mbërriti në Kremlin për dore me futbollistin legjendar argjentinas, i cili ishte veshur me kostum tërësisht të zi dhe një papion të verdhë. Ajo provokoi mjaft irritim në rrjetet sociale për peliçen me lëkurën e tigrit, sidomos nga ata në mbrojtje të kafshëve.

Rocio, e cila ka një lidhje të paqëndrueshme prej katër vjetësh me të dashurin e saj pasi ai u nda nga Veronica Ojeda, duket se ka hedhur poshtë kritikat me një tjetër postim në Instagram.

Advertisement

26-vjeçarja ka postuar një foto në llogarinë e saj private me peliçen e lëkurës bashkë me partnerin e saj 57-vjeçar me një mesazh ku lexon “Foto gala. Për miqtë… për pjesën tjetër? Epo, më pyesni”, shkruan ajo.