“E adhuron Romeon si mashkull”/ Juli ngacmon Rozën…

Pas debateve e tensioneve, në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ kanë filluar edhe bisedat e para miqësore. Ndonëse ka vetëm 3 ditë që kanë nisur lojën, disa nga banorët kanë qenë protagonistë në dinamika dhe situata të ndryshme në shtëpinë më të famshme.

Mes tyre është Juli, Ilnisa dhe Roza. Teksa po qëndronin në ambientet e shtëpisë, Juli fillon të ngacmojë moderatoren për një pëlqim ndaj Romeos. Aktori aludon se Roza ka tërheqje ndaj tij, por kjo e fundit thotë se ajo e njeh atë jashtë shtëpisë dhe ka mohuar të ketë pëlqim për të. Biseda është zhvilluar në mënyrë miqësore e herë pas here me batuta.

Advertisement