Alma Arazi dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna.
Një nga fëmijët, një vajzë 9-vjeçe është gjetur e pajetë dhe me shenja dhune, që sipas policisë janë shkaktuar nga babai i saj, Ergys Arazi. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arazi për dhunë në familje, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.
Fëmijët e tjerë janë të moshës 6 dhe 4 vjeç. Ndërkohë polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.