Me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, policia ka bërë arrestimin e Pajtim dhe Muhedim Gjutës, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në shpërthimet me tritol të javëve të fundit në kryeqytet.

Për njërin prej tyre mësohet se ka patur një urdhër arresti në mungesë.
Dy të arrestuarit janë të afërm të Emirjon Gjutës, i cili vazhdon të mbahet në paraburgimin e policisë së Tiranës, pasi është personi që u ka shitur telefonin celular autorëve të shpërthimit në farmacinë e Bashkim Tahirit.
Në polici janë shoqëruar edhe 6 persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.

Advertisement