Dy shoqe ne…

Dy mikeshat e ngushta kanë ndarë shumë momente të bukura e të dhimbshme së bashku, por ende nuk ja kanë dalë mbanë të realizojnë dëshirën e tyre të madhe për të regjistruar një këngë së bashku. Për momentin Rihanna ka përgënjeshtruar lajmin se bëhet fjalë për një gjë të shpejtë dhe ka thënë se nuk ka ende një ditë fikse për fillimin e punës. Dy yjet e muzikës janë të pikëlluara me faktin se nuk kanë mundur të koordinojnë agjendat e tyre në mënyrë që të regjistrojnë në studio së bashku. Për momentin janë shumë të zëna por kanë premtuar se sapo të jetë e mundur do t’a realizojnë këngën. Rihanna ka thënë se kënga do të jetë diçka shumë argëtuese dhe jashtë çdo skeme. Ndërkohë Katy Perry më 26 Mars do të publikojë albumin e ri "Teenage Dream: The Complete Confection", për të cilin ka xhiruar edhe videoklipin për singëllin e parë "Part Of Me".

Advertisement