Dy javë pas ndarjes me të dashurën, Miley puthet me shokun e fëmijërisë

Vetëm dy javë më parë këngëtarja Miley Cyrus i dha fund lidhjes 1-mujore me mikeshën e saj Kailtynn Carter. Por sipas mediave të huaja duket se Miley ka nisur një histori të re.

Ajo është fotografuar duke kaluar kohë me shokun e saj të fëmijërisë, muzikantin Cody Simpson. Sipas “E!News” dyshja është parë në një market në Los Angelos ku thuhet se kanë shkëmbyer një puthje.

Advertisement

Thuhet gjithashtu se Miley ishte veshur thjesht dhe se Cody kishte vënë re se njerëzit po i shihnin ndaj janë larguar me shpejtësi.

Pas këtij momenti ata janë fotografuar duke darkuar së bashku dhe duket se pjesën më të madhe të kohës e kalojnë bashkë. Cody njihet për marrëdhënien e gjatë që ka patur me modelen Gigi Hadid./Opinion.al/

/Opinion/