Janë bërë shtatë vjet, që kur u lansua bashkëpunimi i parë mes Capital T me Alban Skënderaj.
Kënga vazhdon të mbetet një nga të preferuarat e publikut shqiptarë, dhe për të gjithë ata që pëlqejnë se si dy artistët tingëllojnë bashkë ka lajme të mira.
I ftuar në fundmi në “Shiko kush luan”, ishte reperi Capital T, i cili zbuloi se një bashkëpunim i radhës do të jetë me Alban Skënderaj.
Më pas ai korrigjoi veten duke thënë se mund të mos jetë i radhës, po që dyshja qenkan në punë e sipër për një bashkëpunim të dytë.
Dhe ne këtë po e marrin si premtim!