Banjot Detox ( pra banjot detoksifikuese) mund të ndihmojnë në përshpejtimin e proçesit të shërimit nga një ftohje, grip apo kollë. Ato janë gjithashtu të shkëlqyera në lehtësimin e acarimit të lëkurës. Dushi është një vend i mrekullueshëm ku mund të relaksoheni, meditoni dhe madje të lehtësoni dhimbjet apo sëmundjet e tjera. Por mos bëni vetëm dush tradicional, eksploroni të paktën një herë një banjë detoksifikimi!
Ju mund ta pastroni lëkurën nga toksinat e dëmshme. Banja Detox ka qenë popullore në Azi për shekuj me rradhë, veçanërisht në Kore dhe Japoni. Tani po fiton popullaritet në Shtetet e Bashkuara. Por nuk ka asnjë arsye pse mos ta aplikojmë edhe ne një të tillë, sidomos pasi e dimë që do të përfitojmë shumë.Temperaturat e larta të ujit sjellin toksina në sipërfaqen e lëkurës. Nëse keni vendosur të bëni një banjo detoksifikuese duhet të ndërrmerni disa hapa të thjeshtë si fillim.
Kjo përfshin eleminimin e të gjitha toksinave, kimikateve, sheqerin, ushqimin e përpunuar, qumështin, kafeinën, ushqime të skuqura dhe yndyrna të ngopura nga dieta juaj. Gjithashtu, ndaloni pirjen e duhanit të paktën një javë para dhe pas pastrimit tuaj të toksinave nga trupi juaj. Përpiquni të eliminoni kimikatet që gjenden në detergjentet shtëpiakë, produktet e pastrimit, shampove, tek sapunët dhe freskuesit e ajrit. Zëvendësojini sa më shumë që të mundeni me produkte natyrore.
Çfarë e bën një dush detox të ndryshëm nga çdo banjë e vjetër? Banjot Detox nuk përdorin kimikate të dëmshme që janë projektuar vetëm për ta bërë erën e dhomës të këndshme dhe lëkurën tuaj të ndihet e butë. Një dush detox bën të gjitha ato më lart dhe është e dobishme për shëndetin tuaj! Ajo zbut dhimbjet, përmirëson qarkullimin e gjakut, relakson mendjen dhe trupin. Mundohuni të përdorni një filtër në kokën tuaj të dushit për të minimizuar sa më shumë toksinat që vijnë nga uji.
Disa përbërës natyralë për një dush detoks:
Sodë buke
Kripë deti
Uthull molle
Vajra esenciale
Nëse jeni shtatzënë, diabetik ose keni presion të lartë të gjakut konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të bëni një banjë detoksifikimi. Banjot Detox kanë tendencën për t’ju vënë në gjumë kështu që planifikojeni atë në mbrëmje. Ju do të shihni sesi një trup më i pastër mund të ndryshojë mënyrën se si ndiheni dhe mendoni.