Ai i ka deklaruar mbështetësve të tij se pas 28 qershorit do të 10-fishojnë investimet në këtë zonë. Deputeti Xhaferri u shpreh se para 4-vjetësh Kryeministri Berisha i premtoi shqiptarëve ndryshimin, dhe me përkushtim Shqipëria ndryshoi në këto katër vite. Anëtarësimi në NATO është një ndryshim i madh. Ai shtoi se me qeverisjen “Berisha”, u bë i mundur ndërtimi i autostradës për kënetën, u rregullua rrjeti elektrik i kësaj zone, u mbarua qëndra shëndetësore në kënetë, po fillon autostrada me dalje në Porto Romano për t’i shërbyer parkut industrial, në spitallë po ndërtohet rruga nga Durrësi në Porto Romano.