Duma: Do kthejmë Durrësin në destinacionin e parë turistik në Shqipëri‏

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me operatorët dhe bizneset turistike në qytet me të cilët ndau nevojën për një plan ndryshe për zhvillimin e turizmit. Duma tha se turizmi në këtë qytet kërkon një ndërhyrje të shpejtë për të mbrojtur Durrësin, vijën bregdetare dhe për të riparuar çdo dëm që i është bërë qytetit.
“Këtu nuk ka turizëm e në fakt ka një kaotizëm ndaj turizmit, i cili do një rregullim imediat në bashkëpunim me agjentët e rëndësishëm që jeni ju. Infrastruktura, kanalizimet, uji i pijshëm janë sot elementë bazikë që në qoftëse mungojnë në një qytet, nënkupton që mungon jeta qytetare e imagjinoni nëse mungojnë në turizëm. Si mund të bësh turizëm kur nuk ke mundësi të vendosësh disa simbolika që qyteti i ka me bollëk. Është qytet i trashëgimisë arkeologjike por në fakt bust ka të Tina Tërnerit. Nëse do të vendosim një urë komunikimi konktrete dhe të vërtetë shumë gjëra do të mund ti riparojmë edhe në një kohë shumë më të shkurtër. Do të realizojmë një program real e konkret për një qytet që meriton të paktën të quhet i pari në turizëm dhe i dyti në metropol të hapësirës shqiptare”, tha Duma.
Operatorët turistikë të qytetit shprehën mendimet e tyre dhe mbështetën vizionin e kandidates së djathtë që duhet një ndërhyrje duke përfshirë të gjithë të interesuarit.
“Zona e plazhit kërkon një rehabilitim tjetër dhe për ta ka kategorizuar atë në një zonë të rehabilituar dhe së cilës kategori, gjë që ne duhet të ulemi sërish. Sepse ju duhet ta shikoni në plan konkret. Duhet të ulemi dhe të themi; rehabilitimi i zonës së plazhit; a do konceptohet ai si një turizëm rajonal, a do të konceptohet si turizëm i shtrësës së mesme dhe me cilat standarde dhe më pas të shkuarit drejt një programi tjetër turistik më shumë elitar se kjo dhe për cilën zonë. Pjesa veriore e bashkisë duhet të ketë një rrjet infrastrukturor që të nxjerr deri në det”, tha Duma.
Duma u shpreh se puna e parë do të jetë hartimi i një guide profesionale turitike falas nga bashkia, e aksesueshme në internet ku të jenë pjesë të gjithë bizneset e qytetit.

Advertisement