Dua Lipa uron shqip Pavarësinë!

Sot Shqipëria feston 111-vjetorin e Pavarësisë. 28-nëntori është një ditë e madhe për të gjithë dhe na është bërë zemra mal nga festimet e gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës kudo që ndodhen.

Secili e ka uruar këtë ditë të shënuar, përfshirë këtu edhe personazhet e njohur. Një ndër to është sigurisht edhe Dua Lipa. Artistja shqiptare me famë botërore nuk e la mangët një urim publik në Instagram për festën e pavarësisë.

Advertisement

“Urime festa e Pavarësisë,”-shkruan ajo në shqip shoqëruar me flamurin dhe simbolin e shqiponjës.

Përpos kësaj Dua ka postuar edhe disa foto të saj nga vizita e një viti më parë në Shqipëri e mbuluar me flamurin kuq e zi.