Aktorja e yllit të Game of Thrones Maisie Williams është cilësuar si një nga personazhet e famshëm më të rrezikshëm për t’u kërkuar në internet.
Sipas McAfee, një firmë e sigurisë në Internet, ajo është ndër emrat, kërkimi i të cilëve mund të ju rrezikojë nga viruset në kompjuterë ose pajisje celulare, transmeton KosovaPress.
Maisie zuri vendin e dytë pas Carolyn Flek, drejtori i shfaqjes britanike “Love Island”, dhe James Corden nga “Late Late Show”. Po aq e rrezikshme është edhe këngëtarja Nikki Minaj, në vendin e katërt, ndërsa kolegu i saj Billy Elisha doli në vendin e pestë.
Në top 10 u përfshi edhe aktori Josh Gad, i cili i huazoi zërin e tij Olafit në filmin e animuar “Mbretëria e ngrirë”. Pas tij ishte aktorja Misha Barton, muzikanti Sam Smith dhe këngëtarja Dua Lipa. Në vendin e dhjetë është aktori australian Liam Hemsworth, raporton NME.
“Njerëzit duan të qëndrojnë të azhurnuar me lajme të të famshmëve, në çdo kohë, nga çdo pajisje. Kjo është arsyeja pse ata vendosin shpejtësinë e informacionit në ballë duke klikuar në lidhje të dyshimta që u premtojnë atyre përmbajtje në lidhje me të famshmit e tyre të preferuar, “tha Radz Samani nga McAfee.
/TopChannel/