Dua Lipa me këngë të re!

Dua Lipa vijon të jetë e angazhuar me projekte të reja në fushën e muzikës.

Këngëtarja ka njoftuar në rrjetet e saj sociale se do të publikojë këngën e titulluar ‘Training Season’ më 15 shkurt.

Advertisement

Madje, artistja me origjinë shqiptare ka publikuar edhe një fragment të vogël nga kënga e re në platformën ‘TikTok’ me fansat e saj.

Kënga ‘Training Season’ është pjesë e albumit të ardhshëm që ende nuk dihet se kur do të publikohet.

Projekti i ri vjen në një kohë kur këngëtarja vetëm po korr suksese pasi Lipa është nominuar tre herë për ceremoninë ‘Brit Awards 2024’, duke përfshirë çmime shumë të lakmuara, artistin e vitit dhe këngën e vitit.