Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka fituar dy çmime në European Border Breaker Awards.

Krijuesja e hitit “Blow Your Mind” ka fituar çmimin People Choice Award dhe European Borders Breaker Award.

Advertisement

“Çfarë fillimi për vitin 2017! Faleminderit të dashurit e mi për votat tuaja dhe mbështetjen tuaj! Faleminderit juve Festivali i çmimeve Evropiane për çmimin më të mirë të fillimit të vitit dhe falënderim te veçantë edhe për ekipin tim që çdoherë më bëjnë të ndjehem si në shtëpi kur gjendemi shumë larg dhe arrijmë të bëjmë çdo shfaqje apo udhëtim të paharrueshëm! Po ndjehem shumë me fat”, shkruan Dua Lipa në rrjetin social Instagram.

Ditët e fundit këngëtarja ka publikuar dhe videon më të re “No Lie” në bashkëpunim me reperin e njohur Sean Paul e cila është pritur mirë nga publiku.