Drew kundra dietave

Aktorja beson se të ngrënët në mënyrë të moderuar, kombinuar me ushtrime fizike është kryesorja për të pasur një formë ideale trupore. “Truqet e mia të bukurisë dhe fitnessit janë të ngrënët e çdo gjëje por në porcione të vogla. Unë i dashuroj ushtrimet fizike sepse më bëjnë të ndihem mirë me veten”,- ka thënë ajo. Drew Barrymore është shumë e vendosur që të qëndrojë në formë me të ngrënët shëndetshëm dhe ushtrimet fitness, por të tjera celebritete mbajnë dieta extreme që të jenë sa më të dobta të jetë e mundur.

Ja disa nga dietat extreme që yjet e Show Biz mbajnë për t’u dobësuar sa më shumë dhe shpejt. Aktoret Liz Hurley dhe Michelle Gellar kanë ndjekur dietën e supës së lakrës. I vetmi ushqim që duhet të hanin për tërë javën ishte kjo supë e shpëlarë. Beyonce Knowles përpara se të xhironte filmin “Dreamgirls” ndoqi dietën e shurupit të panjës dhe humbi rreth 9.5 kg për dy javë. Dieta konsistonte në konsumimin e një pijeje detoksifikuese të bërë me panjë dhe palmë, e përzier me lëng të freskët limoni dhe spec të kuq djegës. Kjo pije ishte zëvendësues i ushqimit në të gjitha vaktet.

Advertisement