I ftuar në emisionin Top Show Magazine ka qenë këngëtari Dren Abazi, i cili është intervistuar për 10-vjetorin e tij në muzikë krah grupit “Zig Zag Orchestra”.
Përveç anës profesionale, Dreni është ngacmuar edhe nga gazetari Ervin Kurti, i cili e ka pyetur Drenin se përse nuk martohet. Ndër të tjera ai ka thënë se një faktor ka qenë karriera dhe se në fund të fundit ishte i ri, vetëm 32-vjeç. Megjithatë kur u pyet për objektivat e vitit 2018, Dreni u përgjigj me humor se do të martohet gjatë vitit që vjen.