Drake dhe Serena Williams konfirmojnë lidhjen

Nëse akoma nuk ishit të bindur se Drake dhe Serena Williams janë një çift, shihni faktet.

Lojtarja e tenisit është shfaqur në pasarelë gjatë “Javës së Modës në Nju Jork” për të promovuar koleksionin e saj të fundit, por në këtë event nuk ka munguar Drake, i cili qëndronte në rreshtin e parë.

Pas eventit, çifti i përfolur ka ndarë një moment tepër intim në prapaskenën e shfaqjes, duke u filmuar nga të gjitha kamerat.

Advertisement

Ndërkohë që ishin të rrethuar nga shumë njerëz, Drake dhe Serena shihnin në sy njëri-tjetrin, ku Drake nuk mund të duronte dhe i dhuroi një puthje në dorë.