Disa javë më parë në rrjet bëri “zhurmë” të madhe një video tronditëse ku një fëmijë vriste pa mëshirë qenin e tij me sëpatë.

Video solli shumë reagime nga persona të ndryshëm, ku përfshiheshin dhe një pjese e mirë e personazheve publike. Kjo ngjarje bëri të mundur mobilizimin e nje numri të njerëzish, të cilët realizuan një peticion në pakë javë, ku mblodhën firma kundër keqtrajtimit të kafshëve.

Advertisement

Peticioni u realizua nga aktivistët e “Animal Rescue Albania”, të cilët kanë dorëzuar pranë Kuvendit mbi 37.527 firma për miratimin e një ligji që mbron kafshët nga keqtrajtimi dhe dëmtimi me çdo lloj forme. Tani pritet që peticioni të shqyrtohet nga Kuvendi, dhe më pas të krijohet e miratohet ligji që të gjithë kafshëdashësit, dhe jo vetëm, duan.