560 euro në muaj do t’u japë  Finlanda të papunëve. Ky është vendimi më i fundit i qeverisë finlandeze me qëllim pakësimin e burokracive shtetërore, uljen e varfërisë te personat që kanë të ardhura minimale.

Me këtë vendim, Finlanda bëhet e para në Europë që jep paga pa punuar, duke kaluar kështu cakun e ndihmës ekonomike që jepet përgjithësisht në vendet nordike si Suedia, Norvegjia apo Finlanda.

Advertisement

Megjithatë, qeveria ka bërë me dije se kjo do të jetë një periudhë prove prej 2 vitesh për çështjet sociale dhe do të përfshijë 2.000 qytetarë që janë zgjedhur rastësisht, raporton CNN.

Pagat do të jenë kompensuese. Nëse një eksperiment i tillë do të funksionojë, atëherë kjo praktikë do të bëhet në tërësi për të gjithë të papunët.