E ardhmja e modës duket se është në rrugën e duhur.

Tashmë në listën e firmave luksoze, të cilat i kanë thënë JO gëzofit të kafshëve i shtohet dhe marka prestigjoze Versace.

Advertisement

E gjitha kë të bëjë me ruajtjen e natyrës dhe sidomos të gjallesave të saj.

“Gëzof? Jam totalisht kundër kësaj,” është shprehur Donatella. “Nuk dua të vras kafshët për modën, pasi nuk më duket aspak e drejtë,” ka thënë ajo në një intervistë.

Pra kompania tani e tutje nuk ka për të përdorur më gëzofin e kafshëve duke iu bashkuar kështu edhe firmave të tjera të modës si Tom Ford, Michael Kors si dhe Gucci, e cila ka marrë këtë vendim ne vitin 2016.