Sipas moderatores së BBC, Selina Scott, Donald Trump dëshironte që Princeshë Diana të ishte për të një grua trofe.
Madje sipas 64-vjecares, Trump edhe e ka frikësuar Lady D teksa përpiqej ti fitonte zemrën, pas divorcit të saj me Princin Charles.
“Në një kohë që ai i dërgonte trëndafila dhe orkide, ajo shqetësohej gjithnjë e më shumë se si duhet të vepronte. Asaj po i dukej sikur Trump e ndiqte.”
Madje moderatorja, e cila nuk është e panjohur për kritikat ndaj biznesmenit, pretendon se Diana e ka pyetur se cfarë të bënte.
“Më pyeti cfarë të bënte sepse ai po e frikësonte, dhe unë e këshillova që ti hidhte lulet.”
Scott gjithashtu ka thënë se Trump është tronditur nga vdekja e Princeshës Diana.