Julia Roberts i bashkohet skuadrës së Taylor Swift

Ndërsa vijon të japë spektakël me turneun e saj “1989”, Taylor Swift nuk harron edhe surprizat, sic ka qenë dedikimi për djalin e mikeshës së saj, Jaime King.

“Mbrëmë kisha në krah një djalosh të vogël që më bëri të mendoj ndryshe. Kur ke në krah dicka kaq të pafajshme dhe perfekte dhe që nuk e kanidenë se cfarë e pret… bota do të të hedhë kaq shumë gjëra teksa rritesh”, ka thënë Swift duke nisur edhe këngën “Never Grow Up” nga albumi i saj i 2010, “Speak Now”.

Advertisement

Por kjo nuk ka qenë surpriza e vetme e mbrëmjes.

25-vjecarja ka mirëpritur në skenë legjendat Julia Roberts dhe Joan Baez.

“Këto dy gra janë heroinat e mia. Ishte një nder shumë i madh”, ka shkruar ajo në Instagram.